Cristiano Ronaldo: Titujt janë më të rëndësishëm se golat

Ditën e sotme, blerja më e re dhe e bujshme e Al-Nassr, Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për LiveScore, ku foli për shumë aspekte të jetës së tij.

I pyetur gjatë intervistës se çfarë konsideron “luzitani” më të rëndësishëm golat apo trofetë, 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, padyshim që zgjodhi trofetë si përgjigjen e tij.

“Fitimi i titujve është gjithmonë diçka e veçantë. Për një vit të tërë, ju i përkushtoheni arritjes së diçkaje të rëndësishme, dëshirës për të fituar diçka. Është e vështirë. Është e lehtë të zgjedhësh gola, por unë do të marr trofe. Ju luftoni, stërviteni vazhdimisht, kushtoni jetën tuaj për të fituar diçka. Mendoj se titujt janë më të rëndësishëm se golat”,- tha Ronaldo, gjatë intervistës. /albeu.com