Kjo është "çimka" e futur në zyrën e Tahirit
Për momentin, personi i vetëm i pyetur nga policia është sekretarja e ministrit, për kohën dhe momentin e gjetjes së përgjuesit.

Sikundër shihet edhe në foton në fjalë, ky është modeli i “çimkës” së gjetur në paradhomën e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Pajisja është transmetues analog i zërit, tek marrrësi në një distancë të caktuar nga vendi i vendosjes së çimkës.

Oficerët e policisë krahas hetimeve operative, po punojnë edhe me kqyrjen e kamerave të sigurisë së Ministrisë së Brendshme e cila është vendosur prej kohësh në godinën e Gardës së Republikës. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori