Kishte vdekur prej disa ditësh, gjendet në kamion trupi i shqiptarit
Një shqiptar i cili kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, është gjetur brenda një kamioni.

Ndërhyrja e zjarrfikëse për të hapura një kamion të parkuar prej ditësh ka zbuluar brenda tij trupin e pajetë të shoferit të mjetit të rëndë.

Zjarrfikësit u thirrën në Rovigana në Monselice, ku pas hapjes me forcë të kamionit, gjetën pajetë një 45 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ndodhej prapa sediljesshoferit.

Shqiptari dyshohet të ketë vdekur prej ditësh nga shkaqe natyrore. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe urgjenca, ndërsa viktima do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar saktë shkaqet.

Shtuar më 26/10/2020, ora 22:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori