Kishte mbi 20 vetë brenda frugonit me 12 vende, policia ndëshkon dibranin
Policia e Shtetit ka proceduar një shofer në Dibër i cili në furgonin e tij me 12 ndenjëse kishte futur më shumë se 20 persona.

Sipas polciisë edhe nga zonat më të thella banorët kanë filluar të denoncojnë drejtues mjeti të “papërgjegjshëm” për përgjegjësinë që kanë ndaj komunitetit dhe udhëtarëve që qarkullojnë në këto zona me mjete të transportit publik.

Njoftimi:

Të transportosh mbi 20 persona në një automjet të destinuar për 12 persona për më tepër në rrugë të vështira malore të paasfaltuara është shkelje e rëndë e normave të sjelljes.

Banorët kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit.

OASH e ka ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë edhe pezullim leje drejtimi për 6 muaj.

Siguria e nxënësve, siguria e udhëtarëve është prioritet për Policinë Rrugore.

Bashkë mund të rrisim më shumë parametrat e sigurisë rrugore jo vetëm në rrugët me asfalt , por kudo në zonat malore apo rurale.

"Sheh diçka , thuaj diçka"
Shtuar më 21/04/2019, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori