Kishte marrë leje nga burgu, i shpëton vrasjes 30-vjeçari
Një person është qëlluar gjatë ditës së sotme pranë banesës së tij në qytetin e Laçit. Sipas burimeve të Policisë së këtij qyteti, rreth 50 m nga komisariati i Policisë së Laçit, është qëlluar me armë zjarri të tipit “kallashnikov” Artur Suti.


Nga të njëjta burime mësohet se personi që kishte qëlluar mbi 30-vjeçarin ishte larguar me makinë. Ndërsa Suti i ka shpëtuar për mrekulli plumbave.

Nga të dhënat e policisë së Laçit mësohet se është zbuluar identiteti i autorit të kësaj ngjarje, por nuk jepen detaje për arsyen e zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Nga policia bëhet e ditur se 30 vjeçari vuante dënimin në një burg, por që gjëndej në shtëpinë e tij me leje./albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori