Kishte marrë lejë nga burgu dhe s’ishte kthyer në qeli, arrestohet 36-vjeçari në Fier
Thyen lejen e dhënë nga IEVP Fier duke mos u kthyer më në vendin e kryerjes së dënimit, kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallurkërkim për veprën penale "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u kap shtetasi i shpallurkërkim:

G.T, 36 vjeç, banues në Ballsh.

Shtetasi G.T ishte person i shpallurkërkim pasi ka thyer lejen shpërblyese dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për vepën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Falsifikimi i dokumentave" dhe "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".
Shtuar më 29/05/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori