"Kishte gjilpëra në të gjithë trupin", nëna bën rrëfimin e dhimbshëm për vajzën 5 muajshe me Covid-19
Rrëfimi i dhimbshëm i një nëne është bërë viral këtë herë në rrjet. Ajo ka treguar betejën që si nënë ka përjetuar kur vajza e saj 5 muajshe është infektuar me Covid-19.

Emily Woodger, 25 vjeç, foli për “infeksionin e makthit”, i cili la vajzën Amelia duke luftuar për jetën e saj.

Nëna e tmerruar fillimisht kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me Amelia kur temperatura e saj u ngrit dhe se ajo ishte gjatë gjithë kohës duke fjetur.

Por simptomat e Amelia u përkeqësuan dhe të shtunën, 4 Prill çiftit e dërguan të voglën e tyre në spital.

“Më thanë se do të shkoja atje të paktën tre ditë. Por, sapo shkuam në spital, nuk u lejuam të iknim dhe askush nuk lejohej të vizitonte.Unë isha aq e shqetësuar, u ula duke qarë në një dhomë më vete. Ju thjesht nuk dini çfarë të bëni. Nuk mund ta ndihmoni atë, ajo kishte gjilpëra kudo, u ndjeva e pafuqishme”, tregoi ajo

Të hënën javën e kaluar, një mjek konfirmoi se Amelia kishte testuar pozitive për COVID-19.


Shtuar më 14/04/2020, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori