Një
ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e
Elbasanit, ku një shtetase kosovare ka ndërruar jetë në llixhate këtij qyteti.
65 vjeçarja nga Kosova është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, ku ky i fundit ka pësuar nnjë "shok" pas kësaj
ngjarje.
Cifti kishte ardhur në Banjat Termale të Llixhave të Treganit në
Elbasan për një kurim 10 ditor por që ky udhëtim rezultoi fatal për 65 vjeçari.
Pas ngjarjes, shtetasi
kosovar u dërgua me urgjencë në Qendrën
Spitalore Tiranë, ndërsa trupi i të ndjerës në Morgun e Qendrës
Spitalore Elbasan.
Ndërkaq kanë filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave te vdekjes se kosovares se moshuar. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2018,
ora 09:54