Policia greke ka arrestuar katër shqiptarë të cilët kanë kaluar kufirin e gjelbër ku me vete kishin edhe 4 çanta të mbushura me marjuanë.
Operacioni është zhvilluar pas mesnate në Ampelia të Igumenicës, dhe si provë
materiale shqiptarëve u janë sekuestruar 4 çanta që përmbanin 47 pako me 76 kg marijuan si dhe 4 celularë.
Shqiptarët e vënë në pranga janë të moshës 20, 22, 30 dhe 41- vjeç . /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018,
ora 11:12