Kishin fshehur drogë në makinë, si u kapën 4 trafikantët në Tiranë
4 persona janë shoqëruar ditën e sotme nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Në makinë sekuestruan 2 kg kanabis i përpunuar, i cili ishte gati për treg.

Uniformat blu në rrugë operative kishin siguruar informacione për një makinë të dyshimtë, të cilën e ndoqën nga Fushë-Kruja në Tiranë.

Aktualisht katër të shoqëruarit po merren në pyetje, për të nxjerrë në pah detaje të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 19:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori