Kinë, vriten tre ushtarë pasi u larguan nga detyra
Tre ushtarë kinezë janë vrarë nga kolegët e tyre, pasi kishin braktisur detyrën. Ndërsa një ushtar i katërt që ishte larguar gjithashtu nga baza e qytetit Jilin është kapur nga policia.

Konfirmimi për vrasjen e tyre është bërë në disa faqe interneit të cilat pblikuan lajmin se tre nga ushtarët e larguar nga detyra ishin vrarë, ndërsa lajmi për arratisjen tyre u raportua nga gazeta zyrtare e Partisë Komuniste, “E përditshmja qytetare”.
Pos disa orë pas publikimit të lajmit për vdekjen e tyre lajmi i publikimit në internet është fshirë. Qeveria kineze vazhdimisht fshin histori dhe mesazhe në blogje në kuadër të një procesi për vënien nën kontroll të përdorimit të internetit.
Megjithatë, të enjten, ëeb site i radios pro-qeveritare, Radioja Ndërkombëtare Kineze, e kishte publikuar incidentin.

Në të thuhet se katër ushtarë, të moshave nga 18 në 23 vjec, u bllokuan nga policia në qytetin Jingkou, rreth 480 kilometra nga Jilini.
Tre prej tyre u qëlluan dhe u vranë në vendin e ngjarjes, ndërsa i katërti u arrestua. Deri tani nuk është dhënë asnjë arsye për veprimin e ushtarëve. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori