Kina nuk shënon asnjë vdekje nga koronavirusi, për herë të parë nga janari
Kina ka njoftuar ditën e djeshme se në vend nuk është regjistruar asnjë i vdekur që nga janari.

Lajmi i mirë vjen vetëm një ditë para se Wuhan, i cili ishte qendra e shpërthimit të Kinës do të lehtësojë më tej masat e tij të mbylljes. Njerëzit do të lejohen të largohen nga qyteti për herë të parë që kur u mbyll në 23 janar.

Humbja e dukshme e virusit nga Kina është një titull i mirëpritur për autoritetet. Ai vjen pasi SH.B.A. ka më shumë se 10,000 vdekje të përgjithshme dhe numri më i lartë ditor i vdekjeve nga çdo vend që lufton me virusin.

Pekin gjatë javëve të fundit ka ofruar dhe dërguar ndihmë për vendet e tjera në Azi dhe Evropë që ende po luftojnë me krizat e tyre të viruseve.

Sa i përket infeksioneve të reja, Kina ka raportuar 32 raste të reja për ditën e kaluar, të gjitha ato thotë se janë importuar nga njerëz që vijnë nga jashtë.
Shtuar më 07/04/2020, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori