Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un me rastin e Vitit të Ri ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se tashmë aftësitë
bërthamore të Koresë janë të plota dhe
butoni i lëshimit bërthamor është gjithmonë në tryezë duke pritur vetëm gishtin e tij.
"I gjithë kontinenti i SHBA-së është brenda rrezes së armëve tona
bërthamore dhe
butoni bërthamor është gjithmonë në tavolinën e zyrës time. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo nuk është kërcënim por një realitet", tha Kim gjatë programit të tij vjetor, përcjell Albeu.com.
"Pa marrë parasysh se sa Amerika dëshiron të na sulmojë me fuqinë e tyre ushtarake dhe me energjinë
bërthamore, ata e dinë se tani kemi një fuqi kaq të madhe
bërthamore dhe prandaj ata nuk do të guxojnë", tha Kim, duke shtuar se arritja më e madhe e vendit të 2017 ishte " arritje historike e plotësimit të aftësive tona
bërthamore."/albeu.com/
Shtuar më 01/01/2018,
ora 08:38