"Killeri" i tretë i masakrës së Lushnjës dorëzohet në polici
Është vetëdorëzuar në polici një nga të dyshuarit si i përfshirë në vrasjen e 2 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve të mërkurën që lamë pas në Lushnjë.

Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin është Julian Sula.

Kush është Julian Sula?
Ai është një emër tepër i njohur për blutë e Lushnjes dhe të Fierit pasi në pranverën e vitit 2010 kanë grabituar nën kërcënimin e pistoletës makinën e një shtetasi në rrugën Fier-Lushnje, shkruan Albeu.com.

Sëbashku me dy të tjerë, Sula i ka drejtuar armën pronarit të makinës duke i kërkuar që të ndiqnin udhëzimet e tyre. Ata kanë ecur disa kilometra duke e zbritur pronarin e mjetit për të vazhduar pastaj vetë me fuoristradën.

Ndërkohë, në qershorin e vitit të shkuar, Sula është goditur 10 herë me thikë në një lokal bastesh nga Arjan Aliço, i njohur si person i afërt me bandën e Aldo Bares.

Sula u godit me thikë nga Aliço pas sherrit me djalin e këtij të fundit gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një lokal bastesh. Ai mbeti i plagosur rëndë duke u sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës në gjendje kritike për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 22:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori