Vjen puthja në buzë me Kristin! Sabiani ndëshkon Keisin, gjesti i papritur i këngëtarit për të bijën (VIDEO)

Edhe pse në kuadër të lojës, për të përmbushur sfidën, Keisi ka puthur në buzë Kristin mbrëmjen e djeshme. Kjo puthje ishte e shumë pritur nga ndjekësit, por jo nga Sabiani, babai i Keisit.

Menjëherë pas kësaj, Sabiani ka marrë masa duke ndëshkuar të bijën, Keisin. Ai e ka hequr atë nga lista e ndjekësve të tij në Instagram dhe madje ka fshirë edhe fotot.

Në fakt ky ndëshkim i tij duket më shumë për ndjekësit, pasi Keisi nuk është në dijeni se i ati është kundër kësaj lidhje.

Kejsi madje u shfaq e shqetësuar në program, pasi është ne merak se çfarë mendon babai i saj, Sabiani, në lidhje me raportin e saj me Kristin.

“Problemi im më i madh është se çfarë mendon babai im, shoqëria ime e gjithë të njohurit e mi.

Unë e kam mendjen tek ai, sepse dua një konfirmim nga babai që vazhdo. Ai më ka thënë gjithmonë ndiq zemrën dhe jam i sigurt që ai do të jetë dakord, por si vajzë e vetme jam pika e dobët e tij.

Ne kemi një marrëdhënie delikate me njëri-tjetrin, i tregoj çfarëdo lloj gjëje për mua. Nuk kam intriga dhe strategji, jam shumë reale edhe pse mbase kjo nuk duket”.

Kundërshtimi i lidhjes nga ana e Sabianit erdhi gjatë spektaklit të së shtunës ku Kristi u pyet për lidhjen që ka lënë jashtë, të cilën ai e mohoi. Por babai i Keisit nxorri provat se Kristi po gënjen dhe se ai ka tradhtuar të dashurën jashtë me Keisin./albeu.com/