KFOR heton arrestimin e dy policëve
Një komision ushtarak i KFOR-it ka nisur hetimet në lidhje me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga ana e xhandarmërisë së Serbisë. Pas analizimit të rrethanave të kësaj ngjarje pritet që KFOR të publikojë rezultatet mbi arrestimin e dy policëve Shukri Binaku dhe Sami Beqiri.


Ndërsa më herët autoritetet kosovare kanë deklaruar se policët kanë patrulluar në territorin e Kosovës ndërsa ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, kishte deklaruar se këta dy policë kishin shkelur zonën e gjelbër. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori