Së fundmi Global Firepower ka publikuar listën e re të ushtrisë së vendeve nëpër botë.
Lista përfundimtare globale për vitin 2021 u krijua bazuar në më shumë se 50 faktorë për përcaktimin e indeksit të fuqisë
ushtarake (PërIndx).
Këta faktorë përfshijnë forca specifike
ushtarake, siç janë numri i ushtarëve, aeroplanëve, tankeve,
fuqia financiare e shtetit dhe alokimet për qëllime mbrojtëse, kapaciteti logjistik, vendndodhja gjeografike, transmeton Telegrafi.
Kosova nuk është në këtë listë me 139 vende, teksa shtetet e rajonit, Mali i Zi është në vendin e 123-të dhe Maqedonia Veriore është e 133-ta në botë. Shqipëria
renditet më mirë dhe zë vendin e 113, Sllovenia në 88 dhe Kroacia në vendin e 63. Bosnja dhe Hercegovina
renditet e 121-ta Sipas kësaj liste, Serbia është
fuqia më e madhe
ushtarake midis vendeve të ish-Jugosllavisë, ku globalisht është në pozitën e 61-të me një indeks prej 1.0063.
Siç mund të pritej,
fuqia e parë
ushtarake në botë janë Shtetet e Bashkuara me një indeks prej 0.0718, me Rusinë në vendin e dytë. Kina është në vendin e tretë, India është në të katërtin dhe Japonia është në vendin e pestë.
Shteti më i fuqishëm evropian është Franca (pozicioni i 7-të), ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (vendi i 8-të), Turqia e cila është e 11-ta në listë dhe Italia në të 12-të gjersa Gjermania zë vendin e 15-të.
Shtuar më 10/02/2021,
ora 10:10