Këto janë oraret dhe linjat në të cilat do të fluturohet nesër nga Tirana
Aeroporti i Rinasit me anë të një njoftimi ka bërë publik fluturimet e konfirmuara për ditën e nesërme. Po ashtu, bëhet me dije se të gjithë personat që do të fluturojnë e kanë të detyruar mbajtjen e maskave.

Fluturimet e konfirmuara

✈Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim (Riatdhesim)
✈Air Serbia – Beograd – Tiranë dhe kthim
✈Austrian – Vjene – Tiranë dhe kthim
✈Aegean – Athinë – Tiranë dhe kthim
✈Belavia – Minsk – Tiranë – Minsk

TIA këshillon qytetarët që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Njëkohësisht bëhet me dije për udhëtarët, se duhet të respektojnë protokollet e higjienës dhe të mbajnë maska me detyrim. Ndërkohë drejt vendeve të Bashkimit Europian mund të udhëtojnë vetëm ata që janë rezidentë.

"Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.Ju faleminderit për bashkëpunimin!Tirana International Airport.", thuhet ndër të tjera në njoftim.
Shtuar më 18/06/2020, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori