Të gjithë maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në një prej 6 fakulteteve të Universitetit Politeknik, tashmë mund të njihen me kriteret e pranimit.
“Gazeta Shqiptare” zbardh sot formulën në bazën e së cilës do të bëhet renditja e aplikantëve si dhe koeficentët e shkollave të
mesme për Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.
“Kandidatët duhet të kenë mesataren e
shkollës së
mesme mbi 6 (gjashtë). Renditja e aplikantëve do të bëhet referuar pikëve të grumbulluara sipas formulës: [0.7*Mes(VKM) + 0.3(0.5*Mes(Matematike) + 0.4*Mes(Fizike) + 0.1*Mes (Kimi)] * Kkoef.
Shkollës*1000 Ku: – Mes(VKM),
nota mesatare e thjeshtë, e të gjitha viteve të
shkollës së
mesme, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2019-2020, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” neni 74, pika 1; – Mes(Matematike),
nota mesatare e thjeshtë e matematikës në të gjitha vitet e
shkollës së
mesme, përfshire rezultatin në provimet e Maturës Shtetërore; – Mes(Fizike),
nota mesatare e thjeshtë e fizikës, në të gjitha vitet e
shkollës së
mesme, përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të provimit me zgjedhje; – Mes(Kimi),
nota mesatare e thjeshtë e kimisë në të gjitha vitet e
shkollës së
mesme përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të provimit me zgjedhje; – Kkoef.
Shkollës, koeficienti i
shkollës së
mesme, për vitin akademik 2019-2020″,-bën me dije universiteti Politeknik.
Ndërkohë, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, për programet e integruara të studimit Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Arkitekt; Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Urbanist Dhe për programin e studimit: Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn ka vendosur disa kritere. Kështu kandidatët duhet të kenë mesataren e
shkollës së
mesme mbi 6 dhe renditja e aplikantëve do të bëhet referuar pikëve të grumbulluara sipas formulës: 0.6 * Mes(VKM) * Kkoef.
Shkollës* 1000 + 0.4 * T(
Testi) * 100 Mes(VKM),
nota mesatare e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2019-2020, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” neni 74, pika 1; Kkoef.
Shkollës, koeficienti i
shkollës së
mesme, për vitin akademik 2019-2020. T(
Testi), rezultati i testimit, i organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, i cili përbëhet nga katër (4) komponentë:
Test i arsyetimit logjik 25% T(
Testi), (25 pikë); Test i kulturës së përgjithshme 25% T(
Testi), (25 pikë); Test i historisë dhe historisë së arkitekturës 25% T(
Testi), (25 pikë); Test i vizatimit dhe prezantimit 25% T(
Testi), (25 pikë).
Shtuar më 30/07/2019,
ora 08:41