Këto janë bashkitë ku pritet të shpallet i pavlefshëm rezultati i 30 Qershorit
Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e kandidates së Partisë Socialiste për Bashkinë e qytetit në votimet e 30 Qershorit, Valbona Sako, për të marrë mandatin e kryetares, duke e konsideruar “absolutisht të pavlefshëm” të gjithë procesin e 30 Qershorit.

Konkretisht, ky proces mund të konsiderohet absolutisht i pavlefshëm në bashkitë:

1. Bulqizë, ku kandidonte Lefter Alla i PS me Ilir Balla nga “Bindja Demokratike
2. Cërrik, ku kandidonte Andi Salla nga PS me Merita Xhika nga “Bindja Demokratike
3. Dibër, ku kandidonte Dionis Ymeraj nga PS me Shkëlzen Qoka nga “Bindja Demokratike
4. Gramsh, ku kandidonte Klodian Taçe nga PS me Sabri Ibrahimi nga “Bindja Demokratike
5. Kavajë, ku kandidonte Redi Krajli nga PS me Bledar Sinella nga “Bindja Demokratike
6. Kamëz, ku kandidonte Rakip Suli i PS me Ylber Gjeta nga “Bindja Demokratike
7. Këlcyrë, ku kandidonte Klemend Ndoni i PS me Shkëlqim Muhaj nga “Bindja Demokratike
8. Klos, ku kandidonte Ilmi Hoxha nga PS me Bedri Hoxha nga “Bindja Demokratike
9. Korçë, ku kandidonte Sotiraq Filo i PS me Leonard Olli nga “Bindja Demokratike
10. Kurbin, ku kandidonte Majlinda Cara e PS me Edmond Piroli nga “Bindja Demokratike
11. Lezhë, ku kandidonte Pjerin Ndreu i PS me Salvador Kaçaj nga “Bindja Demokratike
12. Malësi e Madhe, ku kandidonte Tonin Marinaj i PS me Pjerin Spathari nga “Bindja Demokratike
13. Sarandë, ku kandidonte Ardian Gurma i PS me Ilir Nikolla nga “Bindja Demokratike
14. Selenicë, ku kandidonte Simbol Pazaj i PS me Marildo Hodaj nga “Bindja Demokratike
15. Skrapar, ku kandidonte Adriatik Mema i PS me Dejvis Hebibasi nga “Bindja Demokratike
16. Shijak, ku kandidonte Elton Arbana i PS me Arben Pohumi nga “Bindja Demokratike
17. Tiranë, ku kandidonte Erion Veliaj i PS me Arben Skënderi nga “Bindja Demokratike
18. Tepelenë, ku kandidonte Tërmet Peçi i PS me Gëzim Malka nga “Bindja Demokratike
19. Tropojë, ku kandidonte Rexhë Biberaj i PS me Edison Hasanaj nga “Bindja Demokratike
20. Vlorë, ku kandidonte Dritan Leli i PS me Valbona Mezini nga “Bindja Demokratike

Janë 3 bashki me kandidatë nga “Bindja Demokratike”, për të cilat gjykata ka konfirmuar mandatin e kryetarit për socialistët.

E konkretisht, janë konfirmuar në detyrë:

1. Eduart Duro i PS, i cili kishte përballë kandidatin Fejzi Shaholli të “BD” në Devoll
2. Erjon Isai i PS, i cili kishte përballë kandidatin Fatjon Feka të “BD”, në Kolonjë
3. Safet Gjici, i cili kishte përballë kandidatin Abedin Uruçi të “BD”, në Kukës
Shtuar më 17/07/2019, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori