Musk merr shembull Kosovën, e krahason me pseudo-referendumet ruse në Ukrainë

Miliarderi Elon Musk ka lidhur pavarësinë e Kosovës nga Serbia me referendumet e rreme që janë bërë nga Rusia në disa rajonë të Ukrainës. Në një postim në Twitter, fillimisht Musk bëri një anketë, ku ukrainasit duhet të zgjidhnin mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Ta provojmë këtë atëherë: vullneti i popullit që jetojnë në Donbas dhe Krime do të duhej të vendosë nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës,” ishte pyetja e Musk.

Pas kësaj, Musk mori shumë kritika nga ukrainasit, por dhe nga vet Presidenti Volodymyr Zelenskyy. Po ashtu ka ardhur dhe një reagim nga këshilltari i presidentit ukrainas Mihail Podolyak, duke thënë se është duke legjitimua pseudoreferendumet.

“A je duke provuar që të legjitimosh pseudo-referendume që u kryen nën kërcënim armësh e nën kushte persekutimi, ekzekutimi masiv dhe torturë? Nismë e gabuar,” shktoi ai.

Musk iu përgjigj duke sqaruar se e mendoi si zgjidhje një votë në mbikëqyrjen e OKB-s. Po ashtu ai shtoi se sheh të përshtatshme qasjen si në Kosovë.

“Jo unë po sugjeroj që të votohet nën mbikëqyrjen e OKB’së (zgjedh entitetin politik tënd më të besueshëm ose shtetin)”. Te jetë një qasje e njëjtë me Kosovën,” shkroi Musk.