Makina merr para këmbësorët, 5 të vdekur dhe 13 të plagosur

Të paktën pesë persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën kur një makinë kaloi mes këmbësorëve në një kryqëzim në qendrën jugore kineze të Guangzhou, tha media shtetërore.

CNN shkruan se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje (11 janar).

Videot që qarkulluan në mediat sociale tregonin automjetin, një SUV i zi, duke përplasur këmbësorët në dy vendkalime të veçanta në kryqëzimin me katër drejtime në një lagje komerciale të ngarkuar dhe luksoze të qytetit me 19 milionë banorë.

Një video tjetër, që qarkullon në internet tregon shoferin duke hedhur grushta parash nga automjeti i tij pasi u tërhoq në anë të rrugës.

Autoritetet lokale thanë se policia kishte “kontrolluar” shoferin, një 22-vjeçar nga provinca Guangdong dhe hetime të mëtejshme ishin duke u zhvilluar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orës 17:25, kur në rrugë janë parë shumë skutera, makina dhe këmbësorë.

Policia dhe stafi mjekësor u dërguan menjëherë në vendngjarje, sipas autoriteteve lokale, të cilat konfirmuan edhe numrin e viktimave./Albeu.com/.


Shtuar 12.01.2023 09:28