Këta janë "vrasësit" e tankeve që Rusia i dha Serbisë kundër shqiptarëve dhe kroatëve (FOTO LAJM)

Serbia është duke ndjekur një program ambicioz armatimi duke blerë armë nga Rusia dhe SHBA-të.

Sëfundmi forcave ajrore serbe i janë dorëzuar tre helikopterë "Mi-35", versioni i eksportit për tipin e helikopterit "Mil Mi 34" që Rusia prodhon dhe përdor për ushtrinë e saj.

Ai është një ndër helikopterët më efektiv për tanket duke e bërë Serbinë një forcë ajrore të fuqishme në rajon, e cila po tenton të rivalizojë organizimin dhe armët e reja të ushtrisë kroate.

Më parë, Serbia kishte marrë edhe avionë Mig 29 nga Rusia, gjithashtu në kundërpërgjigje të tentativave të kroatëve për të blerë avionë F-16 nga Izraeli, kontratë që nuk u përmbyll për shkak të kufizimeve të SHBA-ve. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2019, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori