Këta janë deputetët që do vendosin sot shkarkimin e Metës
Ashtu sikundër është raportuar edhe më herët, në seancën e sotme plenare do të vendoset fati i presidentit Meta.

5 janë deputetët të cilët do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor për të vendosur përfundimisht shkarkimin ose jo të presidentit.

Në total, komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë. Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, do të vihet në krye të komisionit, ndërsa anëtarët e tjerë nga radhët e mazhorancës do të jenë: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni. Ndërsa, 4 anëtarët e mbetur do të përzgjidhen në mesin e deputetëve të opozitës së re parlamentare.

Seanca plenare e ditës së sotme pritet të fillojë në orën 17:00, një orë më parë se zakonisht për shkak të protestës së rradhës që do të zhvilklojë opozita.

Mazhorancës do t’i duhen 94 vota për shkarkimin e Metës, çështje që do të kalojë më tej në Gjykatën Kushtetuese, e cila ende është jashtë funksionit.

Shtuar më 08/07/2019, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori