Këta janë 6 deputetët e rinj të opozitës
Edhe 6 kandidatë të tjerë nga listat e opozitës pritet të marrin mandatin ditën e hënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kështu numri i deputetëve që del nga listat e PD-së dhe të LSI-së shkon në 10, pasi 4 kandidatë tashmë janë emëruar si deputëtë.

Përkatësisht kandidatët që kanë pranuar që të marrin mandatin janë tre nga lista e PD-së dhe tre nga lista e LSI-së.

Opozitës së re, i shtohen edhe emrat e Lefter Maliqit, Ligoraq Karamelos, Majlinda Halilit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës dhe Elda Hotit.

Javën e kaluar mandatin e pranuan edhe katër emrat nga listat e LSI-së; Ylli Shehu, Enver Roshi, Edmond Rrushaj dhe Aurora Mara.

Kandidatët që do të marrin mandatin;
Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja
Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja
Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja
Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja
Ediola Braha-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja
Elda Hoti-qarku Gjirtokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja
Shtuar më 09/03/2019, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori