Këshilli Mbikëqyrës shkarkon Fullanin
Pëlqej
Pas nje mbledhjeje te jashtezakonshme te thirrur nga zv/guvernatorja Elisabeta Gjoni, Keshilli Mbiqyres ka vendosur te largoje nga posti guvernatorin e arrestuar.

Nderkohe gjate oreve te vona pritet te mesohet edhe se cili ka qene qendrimi dhe votimi individual i gjithsecilit prej antareve.

Ligji parashikon qe vendimi i Keshillit per shkarkimjn e Guvernatorit i propozohet parlamentit. Eshte ky i fundit ai qe do te jape vendimin final qe tashme duket i vendosur, ku pas dhjete vitesh nen qeverisjen e Fullanit Banka e Shqiperise do te kete nje tjeter Guvernator ne krye te saj.
Shtuar më 06/09/2014, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori