Këshilli i Mandateve mblidhet për Koço Kokëdhimën
Këshilli i Mandateve dhe Rregullores është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar për mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Këshilli drejtohet nga ana e Kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Koço Kokëdhima akuzohet nga ana e opozitës se ka përfituar fonde publike pasi është zgjedhur deputet.

Këshilli ka nisur debatet dhe pritet të marrë vendim lidhur me mandatin e Kokëdhimës.

Disa muaj më parë Kuvendi e rrëzoi kërkesën e opozitës për mandatin e Koço Kokëdhimës, por se Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin e maxhorancës dhe i dha të drejtë opozitës. /Albeu.com/
Shtuar më 08/03/2016, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori