Kërkohej nga policia amerikane, ekstradohet drejt SHBA
Altin Kore i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Rinasi drejt SHBA, për tu gjykuar nga ky shtet.

Ekstradimi i tij ka ardhur pas firmës së fundit nga Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ndërkohë që urdhër-arresti i Gjykatës së Teksasit ishte lëshuar prej disa kohësh.

Çështja Kore është ende në Gjykatën e Lartë, por vendimi i Gjykatës së Apelit për ekstradim është i formës së prerë dhe nuk pengon dërgimin e tij drejt SHBA. Ndërkohë që avokatët mbrojtës të Kores kanë kundërshtuar ekstradimin e tij drejt SHBA-së.

Emri i Kores është përmendur fillimisht në 22 Prill të vitit 2009 në agjencinë e lajmeve britanike “The Guardian”, sipas së cilës, gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Dallasit, agjentët e antidrogës do të mësonin se në fijet e trafikut që zhvilloheshin mes bosëve të Kamorras italiane dhe atyre meksikane, ishte i përshirë edhe shqiptari Altin Kore.

Altin Kore tashmë do ti nënshrohet gjyqit në Gjykatën e Teksasit/albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori