Kërcet çiftja në Kamëz, arrestohet në kohë 51 vjeçari
Policia e Kamzës ka parandaluar një tragjedi për motive pronësie duke arrestuar një 51 vjeçar pasi qëlloi me çifte ndaj një pesoni tjetër.

G. N., 51 vjeç, banues në Tiranë pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Shtuar më 25/09/2020, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori