Policia e Kamzës ka parandaluar një sherr i cili mund të përfndonte në tragjedi.
Një 35 vjeçar ka
plagosur me armë
zjarri një
klient, pas një konflikti të çastit, dhe në vijim të konfliktit e ka qëlluar përsëri për ta vrarë.
Sipas policisë, bashkëpronari i
lokalit,
shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të
lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (
klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të
lokalit. Si pasojë e konfliktit
shtetasi F. K. ka
plagosur me armë
zjarri në dorë,
shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin që
shtetasi F. K. po qëllonte përsëri në drejtim të shtetasit të
plagosur, ndërhyrja në kohë e me profesionalizëm e punonjësve të Policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes, duke i hequr armën nga dora shtetasit F. K. dhe duke e prangosur atë.
Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë" dhe “Armëmbajtja pa leje”
Shtuar më 17/09/2020,
ora 10:50