Kërcet arma në "Don Bosko", plagoset i riu
Në orët e mesnatës në Tiranë janë regjistruar të shtëna me armë.

Leo Hera 31-vjeç, është plagosur me armë zjarri në këmbë, nga një person ende i i paidentifikuar.

I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.


Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 03/11/2020, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori