Kërcet arma në Berat, 28 vjeçari tenton të vrasë të riun
Një 28-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 27-vjeçar një Berat, por fatmirësisht krimi është parandaluar në kohë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Kushtrim”, Berat ku pas një sherri shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale "Vrasja e kryer me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve".
Shtuar më 29/11/2020, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori