Kërcënuan me vetëvrasje, dy vëllezërit kishin paralajmëruar Edi Ramën

Dy vëllezërit Bejko kërcënuan me vetëvrasje duke hipur në tarracën e një pallati në lagjen nr. 11 të Durrësit këtë paradite.

Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët. Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve

Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.

Për këto arsye, dy vëllezërit Bejko deklaruan se nëse do t’i nxirrnin jashtë shtëpisë do të vetëvriteshin duke u hedhur nga tarraca e pallatit.

Ata kanë qëndruar në taarracë për një orë dhe pasi Përmbarimi është tërhqeur ata kanë zbritur .

Sakaq, mesohet se dy vëllezerit i kishin dërguar një sms kryeministrit Edi Rama vetëm një ditë më parë.

“Z. Rama ju ftoj nesër të shikoni në TV kryesore pragtragjedinë e 2 familjeve në lagjen 14 në Durrës të cilat do të nxiren me forcë nga banesa që jetojmë prej 38 vjetësh. Unë ju them ndaleni këtë”, thuhet ne mesazhin derguar prej vellezerve. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori