Kërcënonte dhe vinte gjoba: Kapet tropojani, pjesë e bandës së "të fortëve" në Tiranë
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e gjobëvënies.
Eshtë kapur dhe vënë në pranga pjesëtari i tretë i një grupi të strukturuar kriminal, shtrtasi V. U., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Shtetasi V. U. ishte shpallur në kërkim për veprën
penale “
Shtrëngimi me anë të
kanosjes ose dhunës për
dhënie pasurie”.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit "Përsëritësit", dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të
kanosjes për
dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.
Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këto persona.
Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën
penale “
Shtrëngimi me anë të
kanosjes ose dhunës për
dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.
Shtuar më 24/10/2019,
ora 08:51