Kërcënoi Tahirin, rrahu babanë sot arrestohet sërish: Çfarë "marrëzie" bëri këtë herë Vladimir Gjuta
Vladimir Gjuta është një emër i njohur për policinë shqiptare.

Ai është një prej të arrestuarve dhe të akuzuarve për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ditën e sotme ai është arrestuar sërish për dhunë pasi akuzohet se ka rrahur keq kushëririn e tij me çekiç.

Ky i fundit me shenja të dukshme nga dhuna, pasi i janë thyer dhëmbët dhe një sy e ka të dëmtuar, ka paditur Gjutën në Polici. Kjo e fundit është vënë në lëvizje dhe e ka shoqëruar në paraburgim.

Burime për Panorama të cilat kanë konfirmuar ngjarjen dhe arrestimin, thanë se dhunimi ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, tek shtëpia e kushëririt të Vladimir Gjutës.

Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit.

Ai së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, ishin arrestuar për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish ministrit Tahiri.

Por në 2016, ai u arrestua edhe një herë tjetër, pasi rrahu babain.

Vladimir Gjuta, 36 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit të tij, shtetasit F. Gjuta, në banesën e këtij të fundit”, njoftonte asokohe policia e Tiranës.
Shtuar më 22/01/2020, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori