Kërcënoi Tahirin, dhunoi babain, gruan dhe kushëririn: Vladimir Gjuta i shpëton sërish hekurave
Pak ditë më parë Vladimi Gjuta ra sërish në pranga pasi dhunoi me çekiç kushëririn e tij.

Sot Gjykata ka vendosur ta lerë të lirë pasi kushëriri i tij u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës.

Më herët, u raportua se kushëriri i Gjutës kishte pësuar thyerje dhëmbësh dhe një sy e kishte të dëmtuar. Ngjarja ka ndodhur te Rruga e Elbasanit në Tiranë, në shtëpinë e Vladimir Gjutës, ku kishte thërritur kushëririn.

Kujtojmë se Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit. Ai, së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, ishin arrestuar për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish-ministrit Tahiri.

Gjuta akuzohet dhe për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shtuar më 05/02/2020, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori