Kërcënoi në telefon kolegen, kapet 26 vjeçari
Policia ka ndaluar një 26 vjeçar pasi kërcënonte në telefon kolegen e tij.

Sadik Sejdinaj është shpallurkërkim për veprën penale "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike" pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T,” thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se Sejdinaj është gazetar i disa mediave online. 26-vjeçari ndodhet në komisariatin nr.4 në Tiranë pas denoncimit të gazetares.

Njoftimi zyrtar:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallurkërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallurkërkim:

S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas është shpallurkërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.

Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Shtuar më 15/10/2019, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori