Zbardhet misteri me gomonen e gjetur në Vlorë, ishte vjedhur në Itali/ Operacioni ndërkombëtar arreston 14 persona, lidhjet e grupit me Afrikën

Zbardhet misteri me gomonen e braktisur që u gjet dy ditë më parë rreth 55 milje përballë Siçilisë dhe që më pas u dërgua në portin e peshkimi të Sarandë.

Policia bën me dije se gomonia ishte vjedhur në Itali dhe se për këtë është kryer një operacion ndërkombëtar në Itali, Shqipëri, Zvicër, Slloveni, Francë dhe Belgjikë.

Operacioni u koordinua nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.
Në duadër të operacionit janë vënë në prangat e policisë së Vlorës dy persona pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me dhunë të mjeteve të rënda me vlerë miliona euro.

Shqiptarët, E. A., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe F. Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë kishin grabitur me dhunë 10 mjete motorike në Itali, si kamionë dhe eskavatorë, vlera e të cilave shkon në rreth 1 milionë euro.

Sipas policisë, ata planifikonin t’i shisnin këto mjete në disa shtete të Afrikës dhe Europës Lindore.

Dy shqiptarët pritet të ekstradohen drejt Italisë, ku edhe kanë ndodhur grabitjet.
Në total gjatë këtij operacioni, në Itali dhe në Shqipëri, janë arrestuar 14 shtetas dhe për 3 shtetas të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Policisë së Shtetit me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, si dhe sigurimit të informacionit dhe shkëmbimit në kohë reale të tij, mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht të cilët fshiheshin në Shqipëri, pasi ishin të akuzuar për vjedhjen me dhunë të disa mjeteve motorike, në shtetin italian, vjedhje këto me dëm ekonomik me vlerë të konsiderueshme, nga shërbimet e Policisë u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Motors”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet që këta shtetas përdornin, në fshatin Babicë, u gjetën dhe u sekuestruan 1 mjet ekskavator i dyshuar i vjedhur, 1 mjet kamion, brenda të cilit është gjetur 1 mjet lundrues gomone me gjatësi rreth 13 metra, me 3 motorë (marka “Yamaha”), me fuqi 415 KF, që dyshohet se mund të përdorej për ngjarje kriminale.
Si rezultat i hetimeve të përbashkëta është gjurmuar vjedhja e 12 automjeteve me vlerë të lartë ekonomike dhe e 10 makinave të tjera për bujqësi dhe ndërtim, të cilat rezultojnë të vjedhura në veri të Italisë.
Vlera totale e mjeteve, të gjitha të destinuara për t’u tregtuar në vendet afrikane (Gambia dhe Egjipt) dhe në vendet e gadishullit ballkanik (Slloveni dhe Shqipëri), llogaritet mbi 1 milion euro. Disa nga këto mjete, konkretisht 6 automjete dhe 9 makineri operuese, janë lokalizuar dhe sekuestruar në Itali, Shqipëri, Zvicër, Slloveni, Francë dhe Belgjikë.

 

Njoftimi

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, falë bashkëpunimit të suksesshëm më partnerët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për parandalimin e veprimtarive kriminale që mund të kryhen nga këta shtetas, në vendin tonë.
Operacioni i përbashkët u zhvillua nga Fast Albania, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Interpol Tiranën, Zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën.

Ky operacion u zhvillua në të njëjtën kohë, në Itali, Shqipëri, Zvicër, Slloveni, Francë dhe Belgjikë, si dhe u koordinua nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.

Lokalizohen në Vlorë, kapen dhe vihen në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhjen me dhunë të disa mjeteve motorike në Italinë veriore.
Sekuestrohen në Vlorë, 1 mjet ekskavator, 1 mjet kamion dhe 1 mjet lundrues gomone.
Në total gjatë këtij operacioni, në Itali dhe në Shqipëri, janë arrestuar 14 shtetas dhe për 3 shtetas të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Policisë së Shtetit me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, si dhe sigurimit të informacionit dhe shkëmbimit në kohë reale të tij, mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht të cilët fshiheshin në Shqipëri, pasi ishin të akuzuar për vjedhjen me dhunë të disa mjeteve motorike, në shtetin italian, vjedhje këto me dëm ekonomik me vlerë të konsiderueshme, nga shërbimet e Policisë u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Motors”.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht, autorë të dyshuar për vjedhjen me dhunë të 10 mjeteve motorike në Itali.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, me vendimin e datës 04.05.2023, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet që këta shtetas përdornin, në fshatin Babicë, u gjetën dhe u sekuestruan 1 mjet ekskavator i dyshuar i vjedhur, 1 mjet kamion, brenda të cilit është gjetur 1 mjet lundrues gomone me gjatësi rreth 13 metra, me 3 motorë (marka “Yamaha”), me fuqi 415 KF, që dyshohet se mund të përdorej për ngjarje kriminale.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta është gjurmuar vjedhja e 12 automjeteve me vlerë të lartë ekonomike dhe e 10 makinave të tjera për bujqësi dhe ndërtim, të cilat rezultojnë të vjedhura në veri të Italisë.

Vlera totale e mjeteve, të gjitha të destinuara për t’u tregtuar në vendet afrikane (Gambia dhe Egjipt) dhe në vendet e gadishullit ballkanik (Slloveni dhe Shqipëri), llogaritet mbi 1 milion euro. Disa nga këto mjete, konkretisht 6 automjete dhe 9 makineri operuese, janë lokalizuar dhe sekuestruar në Itali, Shqipëri, Zvicër, Slloveni, Francë dhe Belgjikë.

Suksesi i këtij operacionit është rezultat i sinergjisë perfekte ndërmjet forcave të shumta policore nga Italia, Shqipëria, Zvicra, Sllovenia, Franca dhe Belgjika dhe nga disa vende të tjera, të koordinuara nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion, të cilët i kanë ofruar bashkëpunim të plotë Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, si dhe kanë garantuar shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, drejt Italisë.

vijon

 


Shtuar 16.06.2023 13:49