Kërcënim me bombë në Paris, mbyllet stacioni "Gare de l'Est"
Një kërcënim me bombë ka alarmuar Parisin mëngjesin e sotëm, ndërsa policia franceze ka evakuar stacionin e trenit "Gare de l'Est". Kërcënimi me bombë në Paris ka ngjarë sot në ditën kur Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, po qëndron në Paris për t'u solidarizuar me Francën me rastin e viktimave të shkaktuara nga sulmet terroriste.

Një zyrtar i policisë i ka thënë agjencisë AP, se mbyllja e stacionit "Gare de l'Est", i cili është njëri nga stacionet kryesore në Paris, ka ndodhur me qëllim parandalimin e ndonjë sulmi eventual.

Kërcënimi në Paris vjen një ditë pas vrasjes së dy militantëve të dyshuar në Belgjikë dhe në ditën kur në Gjermani janë arrestuar dy militantë të dyshuar.

Zyra e prokurorit në Paris, ka bërë me dije se dhjetë persona janë arrestuar gjatë bastisjeve anti-terroriste në rajone të ndryshme të Francës, të cilët dyshohen për lidhjet e tyre me personin i cili e ka sulmuar supermarketin e hebrenjëve gjatë javës së kaluar në Paris. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori