Debatet e ashpra në Kuvend, ndërpritet seanca

Ministri i ri i Brendshëm Taulant Ball aka kërkuar nga Nikolla ndërpreje të seancës së Kuvend për shkak të debatit të ashpër që po zhvillohej aty.

Balla kërkoi 5 minuta pushim dhe kryetarja e Kuvendit e aprovoi.

Opozita kërkon të pezullohet seanca dhe kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancë për të dhënë llogari për dhunën  barbare që fisi Rraja ushtroi ndaj dy kushërinjve Maja sepse u ankuan për guroren e tyre në Borizanë por dhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Ndërkohë mazhoranca thotë se nuk është gati për të hedhur në votim kërkesën e SPAK pasi nuk ka bërë ende raportin.