Këputet kabulli i tensionit të lartë në Pukë, vdes 55-vjeçari
Pëlqej
Në Njesinë Administrative Rrapë në Pukë është këputur një kabull i tensionit të lartë dhe fatkeqsisht për pasojë ka ndërruar jetë një shtetas.

Shtetasi mësohet të ketë inicialet B.S.

Sipas Policisë kabulli ka shkaktuar edhe një vatër zjarri.

Pukë Informacion Paraprak

Me datë 21.08.2017 rreth orës 12:45 ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ish rezervat e shtetit në Njesinë Administrative Rrapë, Pukë, është këputur një kabull i tensionit të lartë, ku ka shkaktuar një vatër zjarri.

Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes shërbimet zjarrfikës P. M. N. Z ku gjatë lokalizimit të vatrës së zjarrit kanë konstatuar një trup të pajetë.

Nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë shtetasi B. S. rreth 55 vjeç nga fshati Rryp, Njësia Administrative Rrapë, Pukë, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2017, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori