"Keni parë President të degradojë", Rama nuk kursehet kundër Metës
Kryeministri Edi Rama foli me tone të ashpra në parlament në adresë të presidentit të Republikës.

Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se Ilir Meta e ka harruar që është President i Republikës.

“Nga ana tjetër, unë mendoj që me këtë ligj të gjithë duhet të jenë të lehtësuar për faktin se askush përvec PS, që nuk mori atë që donte askush nuk mbeti pa marrë atë që donte.

PD i mori, por nuk donte që të tjerët të merrnin diçka nga ajo që donin. Ne një gjë donim, as nuk e ngritëm fare këtu, ua lamë të tjerëve. Se u bëmë me dy tani, dy opozita, një në shpi e një ke oborri. Kështu që c të bënim më shumë. Bëmë maksimumin. Dhe nuk e kuptoj Metën që flet për 5 qershorin si 29 nëntorin. E ka harruar që është President, e duhet të bëjë sikur nuk e ka harruar. E ka kthyer Presidentin si ato krijesat me lloj lloj materialesh që vendosen arave për të trembur zogjtë. Dordolec? Nuk e them dot për Ilir Metën po ashtu është.

Një herë në një bust e një herë në tjetër, del me medalje flet për dëshmorët. Ngre akuzë të madhe që ne po shkelim mbi gjakun e tyre me Elisën në krye. Ndërkohë që po kërkojmë vetëm të themi të mos i ngacmojë, t’i lerë të qetë. Ta shprehë nderimin duke u sjellë si Presidenti i Republikës, jo si shefi i Monikës. Dhe kërkon tani një sherr të madh për llogari të asaj partie që është shëmbylltyrë e degradimit pasi ka bredhur lule më lule. Tani e ka gjetur edhe lulen me emrin e duhur e kërkon të na fusë të gjithëve në ferr. Nuk ka për të ndodhur, do i qëndrojmë detyrimeve tona. Flet Meta në emër të Europës, keni parë.. përfshi edhe Saliun. Pret ambasadorë që iu cojnë kredencialet e iu rrokanis kokën 5 qershori-5 qershori. Keni parë president të degradojë.”- u shpreh Rama.

Shtuar më 29/10/2020, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori