Rrëzohet aksidentalisht te Mali i Robit, vdes turistja polake

Një turiste polake ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është rrëzuar aksidentalisht te Mali i Robit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur të një hoteli.

Shtetasja polake L. M., 83 vjeçe është rrëzuar aksidentalisht në trotuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com.


Shtuar 3.06.2023 22:03