Këngëtaret shqiptare puthen në buzë në mes të emisionit (VIDEO)
Pëlqej
Moderatorja e njohur e emisionit “Shiko kush luan”, Luana Vjollca së fundmi ka postuar një sekuencë nga puntata e kësaj jave që pritet të transmetohet sonte në mbrëmje.

Në një nga lojërat e zhvilluara gjatë emisionit, mesa duket situata ka dalë pak jashtë kontrollit.

Në klip duket se dy prej të ftuarve kanë përfunduar duke u puthur në buzë.

Është fjala për dy këngëtaret e njohura Evi Reçi dhe Loreta Kaçka, të cilat në video shfaqen shumë pranë njëra-tjetrës. Kjo puthje duket se ka qenë surprizë edhe për të ftuarit e tjerë, të cilët kanë mbetur të habitur.

Ndërkohë bashkëngjitur me videon, Luana shkruan: “Sdua te them emisioni im i preferuar se “femijet” nuk ndahen 😂 pooor nje nder me te preferuarit qe kam realizuar vjen NESER 21:00”. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori