Këndon në mitingun e Republikanëve, Bleona thirrje shqiptarëve të votojnë Trump
Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti prej vitesh jeton në SHBA, ndërsa vijon atje edhe karrierën e saj.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka kërkuar nga shqiptarët që të mbështesin presidentin aktual Donald Trump, edhe për një mandat të dytë.

Këngëtarja ka njoftuar se do të zhvillojë një festë madhështore në Miçigan, ku i pranishëm do të jetë edhe zv.presidenti Mike Pence.

Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar. Për këtë arsye, ftoj te gjithe komunitetin shqiptar ne Amerike qe ne zgjedhjet e 3 Nentorit në mënyre unanime të mbështesin Presidentin Donald J. Trump, @realdonaldtrump personin e vetëm që ka luftuar socializmin “dhëmbë për dhëmbë” për katër viter e fundit. Kam nderin t’ju ftoj të gjithëve te Enjten ne dt 22 Tetor te bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, ne Waterford Toënship, Micigan. per nje feste madheshtore!”, ka shkruar këngëtarja mes të tjerash.
Shtuar më 22/10/2020, ora 18:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori