Këmbanë alarmi nga Vlahutin: Nuk ka më kohë për të humbur!
Në Konferencën e Shoqatës së Investitorëve të Huaj mbledhur në Tiranë, ambasadorja Vlahutin ka dhënë alarmin se Shqipëria nuk ka më kohë duke nënvizuar nevojën e Reformës në Drejtësi.

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ritheksoi sot nevojën e Reformës në Drejtësi pasi “Shqipëria ka një perspektivë, që nuk mund ta humbasë. Si aleatë kemi nevojë t’ia dalim mbanë. Nuk kemi më kohë, sepse e ardhmja europiane e këtij vendi është shumë e rëndësishme.

Do të jetë pikërisht biznesi i huaj që mund dhe do ta ndihmojë Shqipërinë. Unë e di që shqiptarët po presin për këtë”. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2016, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori