Këmbana lufte, Koreja e Jugut lëshon bombat 1 tonëshe në kufi me Korenë e Veriut (FOTO LAJM)

Testi më i fundit i Koresë së Veriut duke lëshuar një raketë që kaloi mbi qiellin e Japonisë ka frikësuar, por njëkohësisht ka acaruar jo pak fqinjët, shkruan Albeu.com.

Fill pas këtij testi, Koreja e Jugut lëshoi 8 bomba të fuqishme në kufirin mes dy vendeve si një shenjë paralajmërimi për atë që ndodhi disa minuta më parë.

Bombat e lëshuara nga avionët F 15 janë Mark 84, të cilët kanë një peshë gati 1 ton dhe sasi të mëdha eksplozivi.

Ato janë një prej modeleve të bombave më të përdorura edhe nga ushtria e amerikane në raste bombardimesh në tokë. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2017, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori