Kelmend Balili ka
kërkuar të lërë qelinë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Balili kërkon ndryshimin e nivelit të sigurisë, ndërkohë që Gjykata e Elbasanit ka
kërkuar ekspertizë mjekësore.
Por si u arrestua
Balili?
Pikerisht më 16 korrik të vitit 2006, Policia bllokoi gjatë rrugës për në Greqi 750 kg kanabis sativa, duke arrestuar 4 persona, tre ishin punonjës Policie dhe tjetri ishte Klement
Balili, në atë kohë biznesmen, i njohur si një nga pronarët e një kompleksi turistik në Butrint.
Arrestimi i krye në rrugën Muzinë – Delvinë, rreth orës 14:00. Operacionin e kishte nisur Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në atë kohë, pasi ishin të përfshirë edhe 3 punonjësit e Policisë.
Përveç sasisë së konsiderueshme të drogës që u kap,
Balili dhe të tjerët u akuzuan në atë kohë edhe për trafikimin e disa ngarkesave të tjera me mjete lundruese në drejtim të Korfuzit. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2021,
ora 14:42