Kejvina braktis emisionin mes sezonit, zbulohet konflikti me Ermal Mamaqin
Kejvina Kthella u bë pjesë e “Xing me Ermalin” në vitin 2017 dhe dalja e saj e parë në këtë emision bëri bujë të madhe për shkak të fustanit të kuq që u diskutua gjatë. Që pas asaj puntate, Kejvina u kthye në vajzën më të komentuar në media e rrjete sociale.

Mirëpo “Xing.al” shkruan se velina bjonde e ka braktisur emisionin në mes të sezonit për shkak të një konflikti me moderatorin Ermal Mamaqi.

Zbulohet se arsyeja e konfliktit ka qenë për shkak se Kejvina nuk ka marrë vëmendjen e duhur dhe dedikimin e duhur nga Ermal Mamaqi.

Për këtë arsye velina ka vendosur të largohet nga emisioni më i dashur për shqiptarët “Xing me Ermalin”, aty ku mori edhe famën e madhe në Shqipëri.
Shtuar më 07/03/2019, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori