Rikthehen vranësirat, mësoni parashikimin e motit për sot

Sipas MeteoAlb: Vijon moti i kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira më të shpeshta paraqiten Juglindore ku pritet dhe ndonjë rrebesh i izoluar. Parashikohet qe mbrëmja duke përfshirë dhe natën të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 5.09.2020 06:10